|
Si Te Gatuajme
Paçe plënci Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë Për 5 vetë : 1 kg plënc viçi, 500 g tul domateje, 20 g gjalpë, 1 kokërr qepë, disa thelpinj hudhër, 1 degë rozmarinë, 1 gjethe dafine, 1 gotë verë të bardhë, pak miell, vaj, kripë. Përgatitja Pastrohet mirë Plendësi i viçit lahet dhe pritet në rripa. Përvelohet për 5 min në ujë të valuar dhe e shplajmë në ujë të ftohtë. Grijmë qepën e kaverdisim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell. Pastaj hedhim plendësin e prerë, hudhrat rozmarinën dafinën dhe kripën. E lëmë të ziejë për rreth 15 min së bashku me verën dhe pak qumësht. Gjatë zierjes nëse ka avulluar shtojmë ujë sa të mbulohen komplet, hedhim domatet e prera në kubikë të vegjël dhe vazhdon zierja në tenxheren e mbuluar. E lëmë të zihet derisa të valojë mirë.
Paçe këmbësh Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë Këmbët pastrohen, thyhen me hanxhar (sidomos kyçet) dhe vendosen në ujë të ftohtë për 1-2 orë që t'i largohet era karakteristike. Këmbët e lara vendosen në tenxhere me ujë të ftohtë dhe vihen të ziejnë. Pasi të marrin valë, hiqet shkuma dhe vazhdon zierja në zjarr të ngadaltë duke shtuar qeoë, karota, selino, piper të zi të bluar, dafinë dhe kripë. Mundësisht qepa më parë të piqet në pllakë të sobës. Zierja vazhdon derisa mishi të shkëputet nga kocka, pastrohen mishrat, priten në copa dhe lihen në një anë. Në një tenxhere ku kemi hedhur dhjamë ose gjalpë, kaurdisen mishrat, shtohet lëngu i tyre, lihen të marrin valë, hidhet pak spec djegës dhe gjatë vendosjes në pjatë hidhen hudhra të shtypura me uthull dhe piper i zi. Paçja mund të përgatitet edhe e përzier me kokë e këmbë bashkë. Në këtë rast bëhet edhe më e shijshme. Për 4-5 persona duhen : lëng këmbësh 1 litër, këmbë lope 2 copë, këmbë të bagëtive të imëta 10-12 copë, dhjamë ose gjalpë 50 g, spec djegës sipas dëshirës, kripë, piper, hudhra 4-5 thelpinj, uthull 2-3 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, karota 2-3 copë, selino 1 rrënjë.
Paçe koke Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë Koka pastrohet, copëtohet, vihet në ujë të ftohtë që të lahet e ti ikë gjaku, pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz. Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te avashëm edhe per disa minuta duke i hedhur kripë e piper të zi. Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull. Për 4-5 persona duhen: Lëng koke 1 litër, gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djegës 1/2 luge kafeje, kripë, piper, uthull 2-3 lugë, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepë, karrota 2-3 copë, selino, majdanoz
Patëllxhanë të skuqur Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë Patëllxhanët qërohen, i hiqet bishti dhe maja, priten në feta të rrumbullakëta ose pjerrtas (në formë ovale) me trashësi 0,5 cm, u hidhet kripë, piper, lyhen me miell dhe skuqen (në qoftë se janë të hedhur vihen në ujë me kripë për 30 minuta). Domatet e pjekura mirë, por të forta, priten në feta të rrumbullakëta, spërkaten me kripë, kalohen në miell dhe skuqen në yndyrë të nxehtë. Skuqja duhet të bëhet nga të dyja anët dhe shumë shpejt, që ato të mos shkrihen. Gjatë ndarjes nëpër pjata vendosen patëllxhanët e skuqur e mbi ta domatet; sipër u hidhet majdanoz i grirë hollë dhe hudhra të shtypura. Patëllxhanët mund të nxirren dhe pa domate, por me kos e hudhra. Për 4-5 persona duhen : patëllxhanë 1 kg, domate 5-6 kokrra, miell 2 lugë gjelle, vaj gjysmë gote uji, kripë, piper, majdanoz, hudhra 1 kokërr.
Patëllxhanë të mbushur (imam bajalldi) Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë Përmbajtja Patëllxhanë mesatarë 6-7 copë, Speca të kuq 2-3 copë, Mish të grirë gjysëm kile, Qepë, Salcë domate ose domate të freskët, kripë, piper, borzilok. Përgatitja Merren patellxhanët dhe lahen mirë, pastaj çahen dhe hiqen farat e brendshme dhe lihen vetem me lekuren dmth gërmohen nga pak brenda ose mund ti presësh feta-feta të holla për së gjati. Priten specat në fije të vogla ose copa të vogla. Në një tigan me vaj i skuq pak patellxhanët nëse do t'i bësh të tëra. Në një tigan tjetër ose tenxhere të vogël hedh pak vaj, hedh qepët e grira holle të skuqen dhe kur kanë marrë ngjyrë të artë hedh specat dhe mishin e grirë, i kavërdis mirë e mirë dhe derisa të skuqen mirë hedh dhe pak salce ose domate të grira, pak majdanoz, kripë dhe piper. Ndizet furra me temperaturë 180 °C. Në një tepsi tjetër e lyejmë pak me vaj dhe vendosim patellxhanët nëse do i vësh komplet, ahere brenda i mbushim me mishin e grire të pergatitur pak me parë ndërsa nëse do i vendosësh të prera feta-feta shtrohen fetat dhe hidhet sipër mishi i grire i shpërndare njësoj. Futet në furrë dhe sipër i hedh pak kripe dhe piper tjeter dhe majdanoz të grirë si dhe pak salce damotesh. I fut në furrë dhe i lë të piqen për rreth 1 orë duke e kontrolluar herë pas here...
Page 18 of 48 |
|
|