Enver Hoxha ishte themeluesi i Shqipërisë Moderne dhe lider i saj për 45 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste). Ka mbajtur postin e Ministrit të mbrojtjes në vitet 1944-1953, të Ministrit të punëve të jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1946 - 1954.
Rinia dhe shkollimi
Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër, pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.
Politika dhe Partia e Punës
1971
Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Më pas hyri në Grupin Komunist të Korçës, dhe filloi të punojë si profesor në Liceun Francez të Korçës. Më 7 Prill 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste u pushua nga puna si profesor në Liceun Francez për shkak se nuk pranoi të regjistrohej në partinë fashiste shqiptare. Nga Korça shkoi në Tiranë ku filloi të punoje si profesor në Gjimnazin Shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtër u pushua nga puna. Me ndihmën e disa shokëve gjeti punë në një dyqan cigaresh ku u ndihmua nga komunistët jugosllavë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Me themelimin e saj më 8 Nëntor 1941 ai u zgjodh si anëtar i Komitetit Qendror Provizor. Pas përpjekjeve për formimin e Frontit Nacional-çlirimtar u dënua me vdekje, në mungesë nga gjykata fashiste. Në Mars 1943, në konferencën e parë të Partisë Komuniste u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Partisë. Këtë funksion e mbajti deri në vdekje.
Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotësisht, dhe u cilësua si diktatori.
Aktivitetet politike
* Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
* Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
* Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
* Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
* Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
* Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
* Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
* Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.
Kundërshtarët politik
Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqendrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitarë. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë gjë që shpie në eliminimin e më shumë se 600 [1] udhëheqësve politikë.
Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçar burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra udhëheqës, popull të thjesht , udhëheqës lokal për çështje jo madhore, predikues ferar myslimanë dhe krishterë, katundarë të cilët kundërshtuan kolektivizimin dhe bashkë partiak "jolojal". [2]
Politika fetare
Gjatë kohë së sundimit të Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës të gjitha objektet fetare u ndaluan për përdorim ku shumica e këtyre objekteve që ishin madhore u shndërruanë në objekte kulturore dhe një numër i madh i tyre u shkatërruan. Me ndalimin e përdorimit të objekteve fetare Hoxha ndaloi edhe përdorimin e religjionit si të tillë gjer në at shkallë sa ndaloi dhe përdorimin e emrave fetarë për emërtimin e fëmijëve.
Ky qëndrim shkaktoi kokçarje dhe protestë literale nga ana e udhëheqësve fetarë të tëigja besimeve fetare në Shqipëri të cilin qëndrim ata e pësuan me burgime të gjata.
Historia tronditëse e social-demokrates që refuzoi “dashurinë” e Enverit
Në radhët e grave atdhetare shqiptare për liri dhe demokraci, një vend të merituar zë dhe atdhetarja Musine Kokalari, e cila për tridhjetë e pesë vjet u dergj nëpër burgje dhe internime për të vetmin “faj”, se e donte me gjithë shpirt Shqipërinë të çliruar nga pushtuesit dhe tiranët. Kjo bijë me origjinë Gjirokastrite, lindi më 1917 në një familje intelektuale patriotike. Mbasi mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Nëna mbretëreshë” në Tiranë, shkoi në Romë, ku mbaroi studimet për letërsi me nota të shkëlqyera. Dekanati i universitetit të Romës donte ta mbante si pedagoge, por ajo nuk pranoi duke u thënë se dijet e saj të fituara, do t’ia kushtonte rinisë shqiptare, në atdheun e saj të shumëvuajtur. Si studiuese e letërsisë, (në veçanti e folklorit), botoi shumë libra: “Siç më thot nënua plakë”, “Rreth vatrës”, “Sa u tund jeta”, etj., përveç artikujve të shumtë brenda dhe jashtë shtetit. Gjatë pushtimit italo-gjerman, Musine Kokalari, krijoi në Tiranë Partinë Socialdemokrate, e cila ishte edhe një sfidë për synimet grabitqare të serbomëdhenjve, të cilët me petkun e komunizmit, donin të sundonin e të drejtonin çdo lëvizje çlirimtare në Shqipëri. Pikërisht në këto kohëra të zymta; kur Meladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha bënin ligjin në Shqipëri, në lëvizjen tonë Nacionalçlirimtare. Vëllai i Musinesë, Hamit Kokalari, botoi librin e tij voluminoz, shkencor, demografik, “Kosova djepi i shqiptarizmit”. Musine Kokalarit i vranë gjyshin në ditët e para të largimit të pushtuesve gjerman; dy vëllezër nga komunitetet: Muntazin, themelues i shkollës shqipe “Kosova” në Ejup të Stambollit dhe demokrat i shquar në kryesinë e shoqërisë “Bashkimi”, në degën e Gjirokastrës, dhe Vesimin, përhapës i flaktë i librave patriotike shqiptare. Por e vërteta në atë kohë plotësisht nuk dihej, por ajo: Ndoshta vonon por nuk harron, thotë gjeniu popull. Enver Hoxha e kishte kërkuar si grua Musine Kokalarin, jo vetëm si bashkëshorte por edhe si grua të zonjën, “sy hapur”, të ishte krahu i djathtë i Enverit në punët e tij për Partinë Komuniste. Por gaboi rëndë në pikëpamjet e tij: Atdhetaria e madhe me zemër të pastër shqiptare, e kulturuar, nuk e tradhtonte mëmën e shenjtë Shqipëri, popullin e saj liri-dashës: Kërkesën e Enver Hoxhës e hodhi poshtë me neveri. Enveri, në vjeshtë të vitin 1941, shkon i zemëruar tek vëllai i Musinesë: Muntaz Kokallari, (noter në atë kohë në Tiranë), dhe i përsërit propozimin. Ne le t’ia japim fjalën gruas së Muntazit, Ixhlalit (që unë shkruesi i këtij shkrimi e kam vajzë tezeje Ixhlalin.
“Muntazi i dha përgjigje negative Enverit, ashtu si ja dha Musineja. Bisedimet u ndeshën mes tyre. Enveri i shoqëroi bisedimet e tij edhe me fjalë kërcënuese.
Letra e vëllait të Musinesë
Tani le t’ia japim fjalën vëllait të Musinesë, noterit Muntaz Kokallari, që në një letër shkruan me dorën e tij, ( me vulë noteriale) dhe e firmosur prej tij. Data 9 nëntor 1944, drejtuar bijës së Ymer Vrionit, zonjës Makbule Xomo Vrioni, gruas së Feim Leskovikut, me të cilën ka pasur miqësi familjare. (Kjo letër është botuar në gazetën “Luftëtari i Lirisë”, botim i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve, më 21 nëntor 1944 nr. 8, para 15 viteve).
Zonjë e nderuar Makbule
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur....Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua (vagabondi M. K.), Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale... Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së Gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinza, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Ne intelektualët gjirokastrit ja dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura prandaj kërkon të na asgjësojë...”
Fatkeqësisht, në 12 shtator 1944, kjo letër me plot të vërteta ra në duart e Enver Hoxhës. Të dy vëllezërit e heroinës Musine, Muntazi dhe Vesini, së bashku me kushëririn e tyre, Surja Kokalarin, u arrestuan dhe u pushkatuan pa gjyq në bodrumet e hotelit “Bristol”. Në atë kohë, vetën nga fisi Kokalari i qytetit të Gjirokastrës, u shfarosën edhe këta intelektual, komshi të Enverit: Salim Kokalari, Izvi Kokalari, Isa Kokalari, Verra Kokalari, Emin Kokalari etj. Ndërsa Munir Kokalarin, udhëheqja e degjeneruar, me sjelljen e tyre të poshtër e detyruan të vrasë veten. Nuk flas për të dënuarit e të pushkatuarit në Kokalar në Durrës, si pedagogun Salim Kokallari etj., qoftë edhe për internime deri tek motra ime me gjithë familje, që duan kapituj librash më vete për t’i shkruar ku kanë arritur komunistët, me nxitjen e shovenëve grekë, që prishën dhe varrezat tradicionale të këtij fisi me të kaluar të vjetër kombëtare, ku mbi këto varreza, mbi kockat e Kokalaranjve, sot është ngritur vila e konsullit grek të Gjirokastrës. Vlen të theksohet vepra kombëtare e kushëririt të Musinesë, e arsimtarit Tajar Kokalarit, që ka lokalin në treg kundrejt konsullatës greke të Gjirokastrës, të cilit i grisën flamurin kombëtar armiqtë e Shqipërisë, që e mbante ngjitur në dyqan. Ndërsa shtëpinë e Sami Kokalarit, ku pjesa më e madhe ishte e tij, komunistët e shpallën: Shtëpia Muze e shokut Enver Hoxha. Nën ndikimin e inatit të tërbuar të Enver Hoxhës dhe shërbimin e detyruar ushtarak, bijtë e Kokalarëve duhet ta kryenin: Në repartet ushtarake punë, pa armë, vetëm me kazma dhe lopatë, nëpër miniera guri për ndërtime ushtarake, hapje galerish, nëpër bregdet për strehim të nëndetëseve si në Himarë, ku edhe unë me djalin tim në këto reparte e punë ndëshkimore e kemi kryer shërbimin ushtarak, pa pasur asnjë faj personal, përveç se ishim “Kokalarë”. Unë si efektiv i repartit ushtarak 7710 në guroren e fshatit Brar të Tiranës, ndërsa djali në bregdetin e Himarës. E përsëris i vetmi, i ashtuquajturi faji ynë, pse ishim “Kokalarë”. Dhe për gra kishim bija të reaksionarëve të pushkatuar nga partia, sikurse ishte rrasi im që isha martuar me bijën e gjirokastritit Hajro Late, druvari analfabet, dy vëllezër të vrarë nga shovinistët grekë në postën kufitare Kakavijë, ku kanë edhe sot lapidaret, ku vet vjehrrin tim Hajro Laten, nën ndikimin grek, e vrau partia komuniste në vjeshtë të vitit 1943, pa pasur asnjë faj dhe as e dinte pse e kërkoi partia! Çfarë kishte bërë për ta vrarë? Sikurse dihet, socialdemokratja gjirokastrite Musine Kokalari, bashkë me vëllezër, i dënoi këto dënime të komunistëve. Ajo mbeti një heroinë e pamposhtur kundrejt partisë komuniste me në krye tiranin Enver Hoxha. Ditët e fundit të jetës së saj i kaloi në Rrëshen, në një pension të mjerueshëm, dhe kur vdiq e shpunë në varr mbi një makinë të ngarkuar me zhavorr.
Letra e dytë
Zonjë e nderuar Makbule.
“Erdha dhe s’të gjeta, mbesa juaj me tha se ndodheni në Elbasan bashkë me Feim Beun. Po përjetojmë ditë të vështira. Erdha t’iu përshëndes se kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur, që tani ka aq shumë nevojë për mua. Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua i Gjirokastrës, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale, se na kemi qenë kundërshtarë të okupatorit Nazi-Fashist dhe kemi punuar thjeshtë për të mirë e përparimin e Kombit. Siç e kemi biseduar edhe herë të tjera, fatkeqësi e Kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur që jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Ne intelektualët gjirokastrit ja dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura prandaj kërkon të na asgjësojë. Po kam besim se këtij batakçiu, bashkë me djajtë e kuq, shpejtë ka për t’i dalë boja. Këtë radhë besoj se do të na ndihmojë Evropa dhe Amerika dhe mbas shkatërrimit të tij, me të do të tallën dhe gurët e sokakëve. Më fal që u zgjata më këtë çështje se nxora pak dufin. Megjithatë, përpjekjet e vazhdueshme nuk ta mbarova dot hipotekimin e shtëpisë, gjë të cilën ju e kishit me shumë merak, sepse në këto rrethana ngatërresash, nuk funksionojnë zyrat prej kohësh, e për më keq ato kanë rënë në duart e djajve të kuq. Jam bashkë me mikun tim dhe tuajin të besës, zotin Hamid Llagami. Mbetëm dakord që një kopje të Note Transkriptimit të shtëpisë së përgatitur për hipotekën, e kemi lënë bosh vendin e hipotekimit që ta plotësojë kur t’i krijohet mundësia zoti Hamid, dhe në fund të faqes kam firmosur e vulosur unë mbi boshllëkun e bardhë pa caktuar datën. Hamitit i kam lënë të gjitha materialet e orenditë me gjithë pajimet e zyrës time noteriale. Për çdo problem që do të lindë me mungesën time, t’i drejtohesh pa asnjë ndrojtje sikur të jem unë. Me këtë letër po të dërgoj dhe një Note Transkriptim të shtëpisë origjinale, firmosur e vulosur nga unë, ta kesh për çdo eventualitet se ka fuqi ligjore. Do të të lutem shumë të më mbani afër familjen, se ju jeni grua e zonjë , e me aftësi të rrallë, zemër të madhe, dhe ke forca të përballosh këtë rrebesh të egër. Të fala shumë mikut tim të dashur, Feim beut. E përqafoj duke ju lutur Zotit të na ndihmojë e të shihemi në Shqipërinë e lirë dhe pa djaj të kuq.
Me respekt të thellë, i juaji, Muntaz Kokalari Tiranë më 9 nëntor 1944
Veprat
* Kosova është Shqipëri
* Kur lindi Partia
* Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re
* Me Stalinin
* Për shokët e mi pionierë
* Vite të rinisë
* Vite të vegjëlisë
Te dhenat Wikipedia.org