Crea sito

Published: Jul 20, 2010 by admin Filed under: Biografi Shqipetaresh Views: 433 Tags:
[+] [a] [-] Related articles Comments


Eqerem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908 në Gjirokastër dhe vdiq më 13 gusht të vitit 1980 në Romë. Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare.

Biografia 

Eqerem Çabej, shkollimin fillor e kreu në vitin 1921 në Gjirokastër.

Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930-), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Jokl, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi dizertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqipëtare) në Vjenë. Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi në Shkodër (1934), Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vajti në Romë, ku qëndroi deri më Korrik të 1944-ës. Në 1942, ai refuzoi të bashkohej me Institutin e Studimeve Shqipëtare për arësye politike. Atij iu ofrua posti i Ministrit të Kulturës në qeverinë kukull të Rexhep Mitrovicës në 1943, por ai e refuzoi. Ai u kthye në Shqipëri në 1944. Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Veprimtaria shkencore 

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Eqerem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Tituj të veprave 

* Hyrje në Indoeuropianistikë
* Studime etimologjike në fushën e shqipes, Tiranë 1976, 1999
* Hyrja në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë 1958
* Fonetika historike e shqipes, Tiranë 1968
* Shqipja në Kapërcyell
* Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes
* "Meshari" i Gjon Buzukut, Tiranë 1968
* Fjalor i gjuhës shqipe i vitit 1954, (Bashkautorësi)
* Odiseu dhe Konstandini


Mirënjohjet 

* Urdhrin "Nderi i Kombit", Shqipëri 10 maj 2003
* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë


Te dhenat Wikipedia.org






Post your comment

Be the first to comment
Your name:


Your comment:


Confirm:



* Please keep your comments clean. Max 400 chars.