Ismail Qemal Bej Vlora Udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, themelues i shtetit të pavarur shqiptar dhe Kryeministër i parë i Shqipërisë. Lindi në Vlorë, më 24 janar 1844, në një nga familjet më të mëdha dhe të lashta të Shqipërisë së Jugut. Ishte i biri i Mahmud bej Vlorës dhe Hedije Libohovës, vdiq në Itali nga një atentat me helm më 24 janar të vitit 1919.
Fëmijëria
Pas shtypjes së Kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (1847), Mahmud bej Vlora, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua ndërsa familja e tij u internua në Selanik. Në këtë qytet, -siç do shkruante vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», -familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi shkollën fillore. Më 1851, kur i jati i tij u fal, së bashku me familjen u kthye në Vlorë, ku përfundoi mësimet fillore. Më 1855 Mahmud beu, «fisnik dhe idealist», siç e quan Eqrem bej Vlora, e rregjistroi të birin në gjimnazin «Zosimea», në Janinë, një ndër shkollat e mesme më të përparuara në Perandorisë Osmane, e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar europian. Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte pari nxënës mysliman në atë kohë. Në këtë gjimnaz ai studioi greqishten e vjetër, latinisht dhe frengjisht dhe u dallua për aftësitë e tij të veçanta në matematikë. Sipas rregjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859, dhe u kthye në Vlorë. Gjatë qëndrimit në Janinë, me mesues privat, mësoi arabishten dhe persishten.
Fillimiet e karrierës në administratën shtetërore
Më 1860 u vendos në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore.
Konfliktet me Sulltan Abdul Hamidi IItë
Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet.
Arratisja nga Turqia
Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart, i shqetësuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndërhyrjes së huaj.
Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake.
Deputet i sanxhakut të Beratit në Parlamentin e Perandorisë Osmane
Në dhjetor të 1908, me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku nie L. Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruar e mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më 19 nëntor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.
28 nëntor, 1912
President i Qeverisë së parë shqiptare
U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit, i vëmendshëm kundrejt politikës së Fuqive për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej në dobi të atdheut, por i papajtueshëm me çdo cenim nga ana e tyre të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar, i lirë nga paragjykimet kundrejt fqinjëve me të cilët kërkonte të kishte marrëdhënie miqësore, por edhe kundërshtar i rreptë i synimit të tyre për të copëtuar Shqipërinë. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij, më 22 janar 1914.
Vitet e fundit të jetës
Vitet e fundit tĂ« jetĂ«s i kaloi nĂ« mĂ«rgim duke punuar gjithnjĂ« pĂ«r tĂ« mirĂ«n e atdheut dhe duke bashkĂ«punuar me kolonitĂ« shqiptare. MĂ« 1917, Partia KombĂ«tare Politike e shqiptarĂ«ve tĂ« AmerikĂ«s, e caktoi delegat tĂ« saj pĂ«r nĂ« KonferencĂ«n e Paqes nĂ« Paris 1919-1920. Pak kohĂ« para vdekjes, i bindur se historia do t'i ipte tĂ« drejtĂ« largpamĂ«sisĂ« sĂ« tij ndaj kĂ«rkesave legjitime tĂ« popullit shqiptar, do shkruante: «Paqja nĂ« Ballkan nuk do tĂ« mund tĂ« rivendoset duke sakrifikuar tĂ« drejtat e kombeve tĂ« tjera nĂ« interes tĂ« synimeve ekspansioniste. Pa iu shtuar ShqipĂ«risĂ« nga ana e veriut Kosova dhe nga ana e jugut ĂamĂ«ria, nuk mund tĂ« shtrohet qetĂ«sia nĂ« SinisinĂ« e Ballkanit». Vdekja e papritur e tij, ndĂ«rsa ndodhej nĂ« Peruxha (Itali) nuk e lejoi tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« KonferencĂ«n e Paqes.
Ceremonie e Varrimit dhe rivarrimit
Vlorë, Varri Monumental i Ismail Qemalit, vepër e skultorit Odhise Paskali
Ismail Qemali vdiq nĂ« Peruxhia, ku ndodhej i ftuar nga Qevria Italiane pĂ«r tĂ« arritur njĂ« bashkĂ«punim mbi tĂ« ardhmen e ShqipĂ«risĂ«. I shoqĂ«ruar nga tre djem tĂ« tij: Etâhemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Jashtme italiane, mĂ« 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dĂ«rgua me tren nĂ« Brindisi nga ku, nĂ« bordin e torpedinieres âAlpinoâ, u shoqĂ«rua nĂ« VlorĂ«. MĂ« 12 shkurt, nĂ«n njĂ« ceremoni madhĂ«shtore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbĂ«shtjellĂ« me Flamurin KombĂ«tar, u shoqĂ«rua nĂ« KaninĂ«, ku u varros nĂ« oborrin e TeqesĂ«, nĂ« varrezat e familjes Vlora. «...NĂ«se masim madhĂ«shtinĂ« e njĂ« personaliteti politik me dashurinĂ« e popullit tĂ« thjeshtĂ«, -shkruante nĂ« âKujtime familjareâ, Safa Vlora, -duhet tĂ« pohojmĂ« se asnjĂ« nuk i afrohet Ismail Qemal VlorĂ«s. NĂ« ceremoninĂ« e pĂ«rmotshme... as fshatar as qytetar nuk qĂ«ndroi nĂ« shtĂ«pi. TĂ«rĂ« faqet e maleve dhe brigjeve, qĂ« qĂ«ndronin gjatĂ« udhĂ«timit, ishin mbushur me njerĂ«z. Ishte njĂ« apotezĂ« madhĂ«shtore e tĂ« gjithĂ« popullit, pa dallim, dhe njĂ« kurorĂ« qĂ« Ai e fitoi me punĂ«n e tij tĂ« madhe nĂ« shĂ«rbim tĂ« vendit tĂ« tij, derisa dha frymĂ«n e fundit...â[1]. MĂ« 28 nĂ«ntor 1932, me rastin e 20-vjetorit tĂ« PavarĂ«sisĂ«, me kĂ«rkesĂ«n e popullit tĂ« VlorĂ«s dhe me vendim tĂ« QeverisĂ« MbretĂ«rore, trupi i tij u zhvendos nĂ« VlorĂ«, nĂ« lulishten e qytetit, nĂ« njĂ« varr monumental, vepĂ«r e skulptorit Odhise Paskali, aty ku mĂ« parĂ« ishte shtĂ«pia ku ai kish lindur dhe nga ku Shpalli PavarĂ«sinĂ« e ShqipĂ«risĂ«. Sot, pĂ«rbri varrit tĂ« tij, ngrihet njĂ« monument madhĂ«shtor, qĂ« simbolizon atĂ« ditĂ« nĂ«ntori, qĂ« do tâi jepte emrin e bukur atij sheshi tĂ« madh: âSheshi i Flamuritâ.
Pasardhësit e Ismail Qemalit
Më 1864, siç shkruan edhe vetë, Ismail Qemali u martua me një grua nga Konica, e cila vdiq në vitin e parë të martesës, së bashku me vajzën (ndoshta gjatë lindjes). Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli (Vezir i Madh 1694-95). Duke qenë se familja e vajzës, kryesisht e njerka, për shkak të ndryshimit të fesë, nuk ishte dakord që të martoheshin, Ismail Qemali, me njerëzit e tij të besuar, e rrëmbeu gruan e tij të ardhëshme dhe, po të njëjtën ditë, në prani të dëshmitarëve nënshkroi «kontratën e martesës» sipas të cilës, nga pikpamja islamike, hiqej çdo mundësi tjetër për një martesë të dytë. «Martesa ime, -shkruan Ismail Qemali, -me gjithë zhurmën që kishte shkaktuar, më dha shumë prova simpatie nga ana e miqve të mi». Me Kleoniqi Surmelin pati lumturinë, siç do shprehej edhe vetë, të kishte 10 fëmijë[2]: gjashtë djem: Mahmud bej Vlora(1871-1920), Tahir bej Vlora (1875-1932), Et'hem bej Vlora (1885-1937), Xhevdet bej Vlora (1888-1910), Qazim bej Vlora(1893-1953), Qamil bej Vlora (1895-1950) dhe katër vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes
Te dhenat Wikipedia.org